Edhe sa kohë i duhet Imri Ahmetit, që Lipjani të duket ashtu siç ai synon?! (VIDEO)

05.06.2021 20:54

Edhe sa kohë i duhet Imri Ahmetit, që Lipjani të duket ashtu siç ai synon?! (VIDEO)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili është në përfundim të mandatit të dytë në krye të kësaj komune, ka thënë se projektet të cilat bëjnë Lipjanin të duhet ashtu siç ai dëshiron, ritet të përfundojnë në mesin e vitit 2022, kjo edhe për shkak të pandemisë Covid-19.

“Jemi afër përfundimit të rrugicave, sepse rrugët i kemi përfunduar, ne po synojmë që çdo familjes t’ia lehtësojmë jetën duke ndërtuar rrugët, duke bërë ndriçimin publik në çdo fshat, duke dërguar shporta të mbeturinave në çdo fshat, duke qu dritat në çdo fshat, duke pastruar dhe rregulluar shtretërit e lumenjëve, dhe ne besojmë që cikël të investimeve të infrastrukturës që kanë të bëjnë me rrugë, ujësjellës, kanalizim, mirëmbajtje të hapësirave publike do të mbyllet në vitin e ardhshëm. Jemi shumë afër ta përmbyllur edhe këtë vit, dhe unë besoj që viteve tjera buxhetin duhet dedikuar në tjera fusha, sepse investimet kapitale pak a shumë janë duke u mbyllur”, tha Ahmeti në Përtej Tregimit, në Kanal10./PORTALI,info

x