Sherifi për vizitën e Kurtit në SHBA: Takimet e nivelit të lartë në Shtëpi të Bardhë nuk bëhen pa një “YES”

24.05.2022 21:28

Sherifi për vizitën e Kurtit në SHBA: Takimet e nivelit të lartë në Shtëpi të Bardhë nuk bëhen pa një “YES”

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate i ftuar në emisionin Prime Time ka vizitën e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sherifi ka thënë se nuk mund të kesh takime në nivel të lartë pa një ‘YES’ paraprakisht para se të shkosh në SHBA.

“Profili i takimit me investitorët të kishte në tavolinë edhe biznesmen që t’iu krijonte lidhje, sepse lidhjet janë shumë më të rëndësishme ndonjëherë se sa kapitali, dhe potenciali investues. Takimet e nivelit të lartë në Shtëpi të Bardhë nuk bëhen pa një “YES” paraprakisht, dhe jo një “YES” pasi të shkosh , por një “YES“ sa je në Prishtinë”, tha Bilalli në Kanal10./PORTALI.info/

x