Shoku i të burgosurit në Prizren hedh një pako të dyshimtë mbi çatinë e burgut, çka u gjet brenda saj

12.06.2021 22:27

Shoku i të burgosurit në Prizren hedh një pako të dyshimtë mbi çatinë e burgut, çka u gjet brenda saj

Oficerët korrektues sot kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda qendrës të paraburgimit në Prizren.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 13:10. Përmes një komunikate, SHKK ka njoftuar se fillimisht oficerët korrektues kishin pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimtë nga rruga në drejtim të kulmit  të Q.P Prizren.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimtë dhe gjatë hapjes  është konstatuar se  në brendësi të saj kanë qenë: Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë, një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë, një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë, dy adaptera të kamofluar  për USB kabel, dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të gjitha këto që janë tentuar të futen brenda qendrës kanë qenë të mbështjella dhe të kamufluara me një çantë dhe një mbështjellëse për matjen e tensionit të gjakut.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores“.

x