Si është gjendja me pandeminë në Kosovë, flet infektologu, Izet Sadiku

17.09.2021 10:33

Si është gjendja me pandeminë në Kosovë, flet infektologu, Izet Sadiku

Në Kosovë gjendja është duke shkuar drejt normalizimit të rasteve me Covid-19, dhe numri i të infektuarëve është në rënie.

Për këtë gjendje na flet edhe infektologu, Izet Sadiku në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike për emisionin "Mëngjesi me Arbenin", ku informoj me variantet e virusit, gjendjen aktuale, dhe vaksinimin, transmeton Portali.info.

"Trendi është në rënie sikur nga numri i të hospitalizuarve po ashtu edhe nga numri i të infektuarëve, gjendja aktuale është duke shkuar drejt normalizimit, në çdo valë të virusit dy javët e para rritet numri i të infektuarëve, 2 javët e tjera numri i të hospitalizuarve dhe 2 javët e fundit rritet numri i të vdekurve, por që momentalisht është në rënie numri i të gjitha ktyre fazave, tha Sadiku për Kanal 10.

 Respektimi i masave anti-covid dhe numri më i pakët i të ardhurve nga vendet e jashtme ka ndikuar në rënien e shumtë të rasteve.

Tutje Sadiku tha se situata e virusit duhet gjithmonë të jetë nën kontroll, pasi që me variantet e reja të virusit menaxhimi i situatës është më i vështirë, shembull kemi edhe shtetin e Izraelit ku numri më i madh i popullsisë ishte i vaksinuar por që ka numër të madh të infektuarëve dhe të vdekurve sepse variantet e reja shpërndahen shumë më shpejtë dhe janë më të rrezikshme.

‘’Qëllimet kryesore janë që situata të menaxhohet në mënyre globale pasi që mbi 70% e popullsisë evropiane janë të vaksinuar por variantet e reja ndikojnë edhe te të vaksinuarit’’, shtoi Sadiku.

Sadiku shtoi se numri i qytetarëve për vaksinim nuk është i madhë ose nuk ka deri më tani një fluks të madhë, por ne si Republikë e Kosovës kemi të vaksinuar një numër të madhë të qytetarëve dhe kemi mbi 1 milionë doza të vaksinave andaj vaksinimi nuk paraqet problem.

‘’Personeli shëndetsorë duhet të jetë më aktiv në media pasi që shumica e panikës që krijohet te qytetarët ështa nga informimi i njerëzve të thjeshtë andaj duhet të jetë personeli shëndetsor ai i cili informon qytetarët për vaksinim’’, tha Sadiku./PORTALI.info/

x