Si u vranë në gjumë nga forcat serbe, anëtarët e familjes Morina nga Millosheva, në mars të vitit 1999?

21.05.2022 21:46

Si u vranë në gjumë nga forcat serbe, anëtarët e familjes Morina nga Millosheva, në mars të vitit 1999?

Zymer Morina ka rrëfyer në "Përtej Tregimit", historinë prekëse të familjës së tij të vrarë nga forcat serbe në marsin e vitit 1999-të, shkruan Kanal10.

Morina ka treguar se si fillimisht forcat e regjimit serbë, ia vranë babain, e pastaj edhe vëllëzërit e tij derisa ishin në gjumë.

"Vëllai, Shkelzenin e Fidaimni i kanë vrarë në gjumë sepse ata ishin fëmijë aso kohe. Fidaimi ishte 14 vjeçar dhe Shkelzeni 11 vjeçar kur forcat serbe i vranë. Ata fillimisht kanë vrarë prindin tim, babain, të cilën e kanë vendosur pastaj afër vellëzërve që i kishin vrarë. Kur janë kthyer njerëzit pas dy javë dite kanë gjetur lëndë djegëse brenda shtëpisë për t'i humbur gjurmë", ka treguar Zymer Morina në "Përtej Tregimit".

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë për të dëgjuar rrëfimin e Zymer Morinës. /Kanal10 

x