Situata me zjarret, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall gjendje krize për 30 ditë

05.08.2021 12:18

Situata me zjarret, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall gjendje krize për 30 ditë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur Gjendje Krize për shkak të situatës me zjarret.

Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të Gjendjes së Krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin maqedonas, transmeton Klankosova.tv.

Siç shkruan Alsat.m, vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për Koordinim dhe Menaxhim me Kriza.

Me shpalljen e Gjendjes së Krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të Administratës Shtetërore, organeve Komunale dhe qytetit të Shkupit.

x