S’kanë të ndaluar rastet e rrahjes brenda familjeve, raportime të shumta brenda 24 orëve

06.12.2021 10:08

S’kanë të ndaluar rastet e rrahjes brenda familjeve, raportime të shumta brenda 24 orëve

Të shpeshta janë rastet e dhunës në gjithë territorin e Kosovës.

 
Madje dhuna në familje ka qenë e pranishme në raste të shumta përgjatë viteve të fundit.

E përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, duke nisur nga Prishtina, Podujeva e Gjilani, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjerash disa nga të dyshuarit të përfshirë në këto raste janë dërguar në mbajtje.

Njoftimet e plota:

DHUNË NË FAMILJE
• Podujevë, 04.12.2021-23:02. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishin rrahur fizikisht në mes veti dy të dyshuarit vëllezër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
• Gllogoc, 04.12.2021-23:32. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj kishin pësuar lëndime trupore. Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
• Prishtinë, 04.12.2021-23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, babai i saj i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
• Prishtinë, 05.12.2021-14:00. Dy viktima, një mashkull dhe një femër kanë raportuar se ishin fyer dhe kërcënuar nga i dyshuari kosovari cili kishte qenë nën ndikim te narkotikëve. Është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 05.12.2021-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në shtëpinë e tij i kishte sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tij kosovarë . Sipas familjarëve i dyshuari është i sëmur mental ku edhe posedon dokumente lidhur me sëmundjen e tij. Viktimat janë dërguar te mjeku dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit prokurori me vendim i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. I dyshuari është dërguar në spital repartin e psikiatrisë në Gjilan dhe gjendet nën mbikëqyrje të policisë.

x