Smajl Latifi: Mbyllja totale dëmton fermerët dhe bujqit e Rahovecit

06.04.2021 22:53

Smajl Latifi: Mbyllja totale dëmton fermerët dhe bujqit e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahavecit, Smajl Latifi ka thënë se mbyllja totale që do të bëhet nga 7 deri 18 prill dëmton rëndë bujqit, e sidomos ata të Rahovecit.

"Komuna e Rahovecit është në zonën e gjelbërt, me 79 raste active, ku dezinfektimet në qendra mjeksore bëhen çdo ditë, ndërsa ato shkollore çdo javë, në kemi kerkuar që të zbatohen masat që janë në fuçi, dhe po të respektoheshin masat aktuale, para se të hyjm në masa të reja” tha Latifi.

Latifi po ashtu theksoi se bujqit e Rahovecit janë në kohën e mbjelljeve pranverore njëkohësisht jemi në një fazë ku ka produkte të gatshme për treg.

“Bujqit e Rahovecit janë në kohën e mbjelljeve pranverore njëkohësisht jemi në një fazë ku ka produkte të gatshme për treg, si sallatat e gjelbërta, fidane , dhe në qoft se nuk kemi mbulesë nga qeveria e Kosovës, atëherë pse duhemi të pajtohemi membyllje” tha Latifi në Politico në Kanal10./PORTALI.info/

x