Sonte para Teatrit Kombëtar ndizen qirinjtë në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

25.07.2021 20:11

Sonte para Teatrit Kombëtar ndizen qirinjtë në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Sonte me fillim nga ora 21:00 para Teatrit Kombëtar do të ndizen qirinjtë në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci.

 
Kështu bëri të ditur Qeveria e Kosovës.

“Në nderim të bashkatdhetarëve tonë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, së bashku le të bëjmë homazhe me ndezje të qirinjëve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, sonte, nga ora 21:00”.

x