Sveçla: Po punohet për kthimin e të liruarve nga spitali dhe kufomave në Kosovë

26.07.2021 19:57

Sveçla: Po punohet për kthimin e të liruarve nga spitali dhe kufomave në Kosovë

Ministri Xhelal Sveçla, ka thënë se pas takimit me prefektin e Qarkut të Sllavonska Pozhegës, Danijel Marushiq, drejtorin e Spitalit dr. Samargjiq dhe drejtorin e Policisë së Sllavonska Pozhegës, Antun Valiq, u njoftua në detaje mbi të gjitha informatat e nevojshme sidomos mbi gjendjen e pacientëve, gjersa shtoi se vazhduan me vizitën në spitalin e qytetit ku takuan gjithë pacientët e shtrirë aty.

Ai në një postim në Facebook tha se janë të inkurajuar me përmirësimin e gjendjes së tyre pasi vërehej përkujdesje maksimale e gjithë stafit mjekësor, teksa shtoi se “kuptuam se tashmë 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali.”

“Nga 16 pacientë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile”, shkroi ai.

“Tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre. Edhe njëherë duhet falemnderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi”, u shpreh ministri i Punëve të Brenshme në Facebook.

x