Tahiri: Sondazhet tregojnë që do të fitojmë pa balotazh në Vushtrri

14.09.2021 22:11

Tahiri: Sondazhet tregojnë që do të fitojmë pa balotazh në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, dhe kandidati i LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë , Xhafer Tahiri sipas të gjitha matjeve LDK, do të fitojë në Vushtrri pa balotazh, dhe se ai shpreson që të implementojë programin e shpresës në mandatin e ardhshëm.

“Ne do të kemi një garë të civilizuar, dhe një debat të qytetëruar, ashtu siç e kemi bërë edhe para katër viteve për çka edhe është shquar Vushtrria, personalisht do të fokusohen të prezantoj programin e shpresës, dhe te transformimit, dhe vazhdimit të ndryshimit të qytetit”

“Një program fitues pa asnjë dyshim, rezultatet e 14 shkurtit janë të një mllefi të përgjithshëm të cilin e kishim të gjithë, e i cili për fat të mirë u zbraz në kutit e votimit e jo në dhunë në rrugë, kështu që unë jam i kënaqur që krejt ai mllef i mbledhur për njëzet vite është zbrazur kutia e votime, e jo ne rrugë siç kanë pasur fatin shumë shoqëri, e që ka pasur rrezik të na ndodh edhe neve, prandaj ai rezultat nuk përsëritet, dhe unë synojë që të fitojë në Vushtrri që në raundin e parë pa balotazh. Të gjitha matjet tregojnë që jemi aty, kështu që punë jonë, angazhimi jonë, përkundër sfidave të mëdha qe i kemi kaluar bashkë me qytetarët e Vushtrrisë unë pres që të fitojë që në raundin e parë në Vushtrri, dhe të vazhdojmë një qeverisje të mirë”, tha Tahiri në Prime Time.

x