Tahiri: Vjosa Osmani është kukull e Albin Kurtit (VIDEO)

19.04.2021 21:18

Tahiri: Vjosa Osmani është kukull e Albin Kurtit (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kukull e Albin Kurtit, dhe se çdo ditë e më shumë po bindemi se kemi bërë mirë që nuk kemi marrë pjesë në votimin e saj.

“Vjosa Osmani duke ushtruar postin e presidentes, çdo ditë po na dëshmon se kemi berë shumë mirë që nuk kemi nejt në sallë, mosreagimi i saj ndaj deklaratës të ministrit Vitia që të kërkohet që të hetohen mediat për punën e tyre është skandaloz. Kam prit që presidentja Osmani të reagojë në mbështetje të mediave, pra është garancë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës Presidentja e vendit, por çdo ditë po na dëshmon së është vetëm një instrument i Albin Kurtit, pra ëshët kukull e Albin Kurtit./PORTALI.info/

x