Takohen BSPK dhe Grupi Parlamentar i VV-së, flasin për realizimin e kërkesave të sindikalistëve

24.05.2022 16:04

Takohen BSPK dhe Grupi Parlamentar i VV-së, flasin për realizimin e kërkesave të sindikalistëve

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, gjatë ditës së sotme është takuar me Grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të BSPK-së në Facebook, thuhet se në takim është biseduar për shqetësimet reale të të punësuarve dhe siç thuhet në postim, kërkesat e arsyeshme të BSPK-së.

“Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takua me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetet dhe deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim.

Tutje shtohet se deputetet Grupit Parlamentar të LVV-së u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.

Postimi i plotë:

BSPK takohet me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Sot, më 24 maj 2022, e martë, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takua me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetet dhe deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Deputetet dhe deputet e Grupit Parlamentar të LVV-së u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.

BSPK pret që nisma e sotme të vazhdohet edhe më tej e sidomos të kurorëzohet me rezultatet e duhura të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve duke u plotësuar kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e të cilat edhe u parashtruan në Protestën e 20 majit.

x