Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

22.07.2021 11:42

Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka njoftuar se është marrë vendim që të pezullohet marrëveshja për tiketat ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Zv/ministri Durmishi deklaroi se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik janë gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra-tjetrën.

“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Rraporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmonizuar me zyrat ligjore të MI, MAP dhe MD”, tha ai.

Tutje zv/ministri Durmishi theksoi se vendimin përfundimtar do ta marrin pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

x