Uran Ismaili fton publikisht votuesit e VV-së ta votojnë për kryetar të Prishtinës

15.10.2021 23:43

Uran Ismaili fton publikisht votuesit e VV-së ta votojnë për kryetar të Prishtinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinë, Uran Ismaili ka thënë se ai pret vota nga votuesit të Vetëvendosjes,

“Në zgjedhjet nacionale e kanë zgjedhë kon kanë dashtë, ,mirëpo në qytet unë i ftoj qytetarët  me zgjedh konë dojnë ata, pra kon ata dojn në këtë rast në qoftë se atyre iu pëlqen programi , në qoftë se iu ka pelqyer oferta ime, në qoftë se ju ka pëlqyer energjia ime”

“Unë i ftoj të gjithë ata qe e kanë votu Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale që të guxojnë ti përcjellin mendimet e vet, pra ta përcjellin atë që e kanë mendu gjatë kësaj kohe sepse me guximin e tyre e kane bo edhe në zgjedhjet e kaluara, dhe po me të njëjtin guxim, dhe respektim unë i ftoj që të më votojnë”, tha Ismaili në Politiko  

x