Varhelji ia bën sërish të qartë Serbisë se rruga për në BE kalon kah Kosova

19.10.2021 17:21

Varhelji ia bën sërish të qartë Serbisë se rruga për në BE kalon kah Kosova

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në kuadër të Parlamentit Evropian, Oliver Varhelji ka deklaruar se Serbia duhet të vazhdojë dhe të thellojë reformat në luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave, luftën kundër krimit të organizuar dhe të ndjekë çështjen e krimeve të luftës.

Poashtu ai tha se përparimi në sundimin e ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën janë thelbësore për rendin.

Këtë deklaratë ai e bëri para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku po diskutohen raportet vjetore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelji deklaroi se Serbia ka plotësuar kushtet për hapjen e grupeve 3 (konkurreshmëria dhe rritja) 4 (agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme).

Ai falënderoi ambasadorët Tanja Fajond he Valdimir Bilqik që zhvilluan me sukses dialogun ndërpartiak dhe arritën një marrëveshje në kuadër të dialogut.

Në diskutimin i cili po vazhdon ende deputeti gjerman, Michael Galer deklaroi se është i shqetësuar për praninë e Rusisë në Serbi dhe pyeti nëse nisma “Open Ballkan” i përshtatet planeve të Bashkimit Evropian.

“Kur bëhet fjalë për Open Ballkan, bashkëpunimi rajonal ku të gjithë janë të pranishëm është e vetmja rrugë përpara dhe kjo është arsyeja pse ajo nismë mbështetet”, tha ai.

Kurse deputeti nga Kroacia, Tonino Picula tha se Serbia bie sipas të gjitha gjasave sa i përket kritereve në lirinë e medias, demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai pyeti se pse nuk u përmend korrupsioni në lidhje me zyrtarët e lartë shtetërorë të përmendur në media.

Duke iu përgjigjur Pikulës, Varhelji tha se ka përparim, por se duhet bërë më shumë punë dhe se është një shenjë e mirë që Parlamenti serb ka miratuar tashmë Kodin e Sjelljes.

x