Vdes ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika

18.09.2021 11:43

Vdes ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika

Ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika vdiq në moshën 84-vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror algjerian.

Ai u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2019 pas muajsh protestash masive në rrugë kundër sundimit të tij 20-vjeçar.

Bouteflika ishte presidenti më jetëgjatë i Algjerisë.

Bouteflika është parë rrallë në publik që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2013.

Edhe kancelares gjermane Angela Merkel iu desh të anulonte një vizitë të planifikuar në vitin 2017 në minutën e fundit sepse gjendja shëndetësore e Bouteflika nuk e lejonte atë.

Protestat masive kundër presidentit shumëvjeçar e zhytën vendin më të madh afrikan në një krizë të thellë politike në vitin 2019.

Bouteflika kishte qeverisur vendin për katër mandate radhazi që nga viti 1999.

Ai fillimisht i mbijetoi protestave të përhapura në botën arabe në 2011.

Në Perëndim, ai u konsiderua një partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit.

Por, kur Bouteflika njoftoi se do të kandidonte për një mandat të pestë në pranverën e vitit 2019, vendi u përfshi nga trazirat.

Ky veprim shkaktoi protesta masive me miliona pjesëmarrës dhe demonstruesit kërkuan largimin e tij nga qeveria.

Ushtria përfundimisht tërhoqi mbështetjen e saj dhe Bouteflika u detyrua të japë dorëheqjen disa ditë para përfundimit të mandatit të tij të katërt.

x