Veshall: Ka progres për Rom, Ashkali, dhe Egjiptas, është trefishuar mbështetja financiare

22.06.2022 20:26

Veshall: Ka progres për Rom, Ashkali, dhe Egjiptas, është trefishuar mbështetja financiare

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Sejnur Veshall ka folur për arritshmëritë e komunitetit RAE, në javën e këtij komuniteti, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Albin Kurti.

Veshall ka renditur shtatë iniciativat e ndërmarra për këtë komunitet.

Fjala e plotë e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës z.Kurti,

I nderuar deputet z.Galushi

Të nderuar përfaqësueses të shoqërisë civile në Kosovë,

Parimi është udhërrëfyes kyç në një kontekst të ndërlikuar; ndërsa realizimi I obligimit të deleguar dhe, funksionimi me një ide dhe vullnet për bashkëpunim me objektivat e dedikuara është një nder dhe detyrë të cilën po e realizojmë në mënyrë të rafinuar.

Politik bërja është mision, jo profesion!

Andaj, Qeveria jonë; e përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme; reflekton në mënyrë gjithëpërfshirëse- pozitive edhe tek antarët komuniteteve sa i përket delegimit të përgjegjësive tek pozitat vendimarrëse dhe sjell në pah një standarti të rri në sferën Politike në Kosovë.

Republika e Bodinit, Princi i Makivelit e Arti i Politikes së Weberit janë enigmatik për kuadrin reprezentativ te komuniteteve, për atë janë kamufluar deri më tani në deficitin e informacionit e kuadrit të grupeve të margiinalizuara. Nga një politikë rome e cila ishtë në përmasa e akseve dështuese evolvuam në konkludim se me punë, përkushtim maturi e dije, ka progres.

Për kuptueshmëri të plotë, ne e kemi Ministrinë e Kulturës, që:

1. Për herë të parë nga krijimi instucioneve, jemi renduar si instucioni i parë dhe instanca më e lartë kulturore e cila ka ofruar informacione në gjuhën rome.

2. Në kalendarin kulturor të përkujtimeve në MKRS, tani më janë pjesë edhe dy ikona kulturore rome: z.Nexhip Menekshe, z. Kujtim Paqaku,.

3. Është trefishuar mbështetja financiare të aktiviteteteve promovuese dhe integruese për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas. ( Mbështetja totale në kuadër të MKRS deri më tani është 102.000 euro).

4. Për herë të parë janë përfshirë në mbështetje në kuadër të programit për sportistët, edhe individë të këtyre komuniteteve.

Njësoj është rritur edhe mbështetja për start up, dhe është dyfishuar mbështetja në kuadër të programit në fushën e rinisë, në fushën e kinematografisë, e të botimeve.

5. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës është hapur mini biblioteka e parë rome në Kosovë.

Kjo minibiliotekë, tani në Prizren posedon më shume se 360 libra të autorëve vendas dhe ndërkombëtar ku përmes kësaj mbështetje është fuqizuar, pasuruar dhe është bërë më e qasshme literatura rome për këtë komunitet.

6. Këtë vit për herë të parë është inicuar dhe formalizuar memorandumi i bashkëpunimit për programin e punës praktike me mundësi punësimi për të rinjtë e komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali.

Përmes këtij programi të rinjtë e komuniteteve do të kenë mundësi të fitojnë njohuri dhe të I avancojnë shkathtësitë e tyre nëpërmjet mentorimit nga ekspertët që punojnë brenda institucioneve kulturore në Kosovë

7. Kultura për herë të parë është pjesë e Strategjisë dhe Planit për Veprim për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2022-2026

Cështja e determinon kërkesën, e ne, para se ta pranojmë politikën si të mirëqenë, duhet ta udhëheqim atë!

Klisheja shumëvjeçare, se komunieti duhet ti shërbejë vetëm komuniteti, ka pozitë variuese në këtë Qeveri.

Në një emision, Kryeministri Kurti në replikën me z.Bashkim Ibishi, patë thënë: Pse një ditë, një rom mos me përfaqësu Kosovën jasht?

Me besimin e Ministrit Ceku, unë, nga komuniteti Rom, 24 vjecar, si zv/Ministri më i rri në Republikën tonë, përfaqësova Qeverinë tonë disa herë jasht vendit.

Një praktike shumë rutine në spektrin politik, por që deri para kësaj Qeverie ishte praktike e panjohur për shoqërine e komunitetit rom.

Kosova është shembull i bashkjetesës. Kosova është shembull i diversitetit kulturor, Kosova tani është edhe shembull nga diveristetit etnik në kabinetin Qeveritar.

Thënë edhe nga Karl Krausi i famshem:

Lirine e mendimit e keni. Por duhet të keni mendim!

Dhe kjo Qeveri, ka mendim. Para se të trajtohemi si antarë të komunitetit ne duhet ti themi vetit Kosovar: kjo është kauza.

Para se me qenë kritik, duhet të jemi autokritik. Ti themi jo viktimizit, jo ngecjes dhe të punojmë të unifikuar për ndërgjegjësimin, integrimin dhe fuqizim socio-ekonomik të shoqërisë diverse Kosovare.

Ideali është me i madh se qënia, parimi e ideologjia është më e rëndesishmë se pozita, deri sa ekziston aktivizimi e rezictenca jonë shoqërore, puna jonë nuk ndalet!

Ne vazhdojmë me intensitet të lartë e vigjilencë të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim efektiv dhe gjithpërfshirës.

Ju falemnderit!

See less

x