Vetura godet këmbësorin në Arllat të Drenasit

14.01.2022 21:55

Vetura godet këmbësorin në Arllat të Drenasit

Një veturë ka goditur një këmbësor në Arllat të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.

Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, tha ai.

x