Vjosa Osmani: Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal, dhe BE-ja duhet të reagojë

26.10.2021 21:46

Vjosa Osmani: Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal, dhe BE-ja duhet të reagojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin ‘Prime Time’, në Kanal10, ka deklaruar se Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal, dhe BE-ja duhet të reagojë

"Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rusë në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë."

"Kemi takime javore me kryeministrin dhe flasim për të gjitha dhe sa i përket aksionit në veri edhe pse ndërmorën masa të shpejta isha e informuar”, tha Osmani në Kanal10./PORTALI.info/

x