Vodhi pajisje në një teleferik të Brezovicës, arrestohet 21 vjeçari

24.05.2022 10:13

Vodhi pajisje në një teleferik të Brezovicës, arrestohet 21 vjeçari

Një 21 vjeçar është arrestuar në Shtërpcë pasi ka vjedhur pajisje në teleferikun e qendrës së skijimit në Brezovicë.

Policia njofton se informatën për vjedhje të rëndë e ka pranuar të hënën.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, thuhet në komunikatë.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

x