Vrasja në Pejë, detaje të reja: Viktima rreth 40 vjeç, u qëllua me armë në një lokal

18.05.2021 17:24

Vrasja në Pejë, detaje të reja: Viktima rreth 40 vjeç, u qëllua me armë në një lokal

Gjatë ditës së sotme në rrugën “Gjin Guzuli” të Pejës ka ndodhur një vrasje, ku një person, rreth 40 vjeç, ka mbetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:36, gjersa në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i krimeve të rënda dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se hetimet po vazhdojnë lidhur me rastin.

“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi

Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka pranuar informacion se në orën 15:36, se në rrugën “Gjin Gazuli”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Motivet ende nuk dihet. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha ai për Reporterin.

x