Xhafer Tahiri: Kemi realizuar 98 përqind të premtimeve në Vushtrri

02.06.2021 21:11

Xhafer Tahiri: Kemi realizuar 98 përqind të premtimeve në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, dhe kandidati i LDK-së për të parin e komunës në zgjedhjet lokale, ka numëruar të arriturat e Vushtrrisë nën udhëheqjen e tij.

“Në këto tri vite pa asnjë dallim kemi shtrirë shërbimin e mbeturinave pa asnjë dallim, kemi bërë kyçjen e 7000 qytetarëve në rrjetin e ujësjellësit, kemi kryer një prej projekteve më të mëdha e që është zona ekonomike ku do të krijohen afër 800 vende të punës, e që kanë përfituar bizneset pa asnjë dallim, kemi përfunduar rrugë lokale, nacionale, rruga brenda qytetit që po e transformon qytetin e Vushtrrisë. Në Vushtrri për 20 vite nuk është ndërtuar asnjë Çerdhe publike, në tri vite i kemi ndërtuar tri çerdhe të reja, Vushtrria po bëhet me Shkollë të Muzikës, objekti i shtëpisë së kulturën është përfunduar këtë vit, muzeu i qytetit po ashtu, jemi në proces te rekrutimit të aktorëve për Teatër”, tha Tahiri në Prime Time, në Kanal10.

Tutje Tahiri tha se politikat e tyre sociale janë bërë politika të qeverisë në nivelin nacional  

“Për herë të parë po e ndërtojmë QKMF-në, dhe jam shumë i lumtur që politikat tona sociale janë bërë tash politika të qeverisë në nivelin nacional, politiken e 120 euro për të sapolindur është viti i dytë që e implementojmë në Vushtrri, si një politik që e kemi quajtur në përkrahje të jetës, pra kemi investuar në ujë, arsim kemi ndërtuar gjashtë shkolla të reja, jemi duke investuar edhe ne shëndetësi janë përmbushur 98 përqind të premtimeve në Vushtrri”, përfundoi Tahiri /PORTALI.info/

x