Xhavit Drenori thotë se është sulmuar fizikisht

19.10.2021 16:21

Xhavit Drenori thotë se është sulmuar fizikisht

Kandidat i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka thënë se është sulmuar fizikisht para zyrës së tij.

“Jam sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha dhe kam pasë paralajmërim për këtë. Rasti ka ndodhur para zyrës sime”, ka thënë Drenori, duke shtuar se aktualisht është në stacion të policisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se lëndime nga incidenti morën dy persona.

“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”.

Drenori doli i katërti nga zgjedhjet 17 tetorit me 4.04 për qind të votave.

x