Zbardhet axhenda e presidentit Erdogan në Shqipëri

14.01.2022 22:24

Zbardhet axhenda e presidentit Erdogan në Shqipëri

Në prag të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, Report Tv ka zbardhur axhendën. Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Burime për gazetarin Ermal Qori bëjnë me dije se Erdogan rreth orës 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Teksa në 17:00 , është parashikuar që presidenti turk të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvend. Erdogan do ta lërë Shqipërinë për tu nisur drejt Turqisë në orën 18:30.

x