Zeka: Adem Hoxha ka votuar me urdhër të Vuçiqit (VIDEO)

05.04.2021 22:46

Zeka: Adem Hoxha ka votuar me urdhër të Vuçiqit (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se Adem Hoxha, i cili votoi dje për zgjedhjen e Vjosa Osmanit president, ka votuar me urdhër të Vuçiqit.

“Adem Hoxha është kupola e listes serbe, dhe është kryetari i komunës  paralele që marrin drejtpërdrejt rroga nga Vuçiqi. Unë jam krenar që Adem Hoxha ka votu, por jamë kundër hipokrizisë të përdorur, e që e paraqesin Hoxhën diçka që nuk është. Adem Hoxha është i listës serbe, dhe është miku më i ngusht I Vuçiqit, dhe se kurrë nuk kish votu dje pa urdhërin e Vuçiqit” , tha Zeka në Politiko, në Kanal10.

Tutje Zeka ka thënë se në bazë të SMS që dje janë zbuluar të komunikimit të Kurtit dhe Hoxhës, dhe joshja me nje post public, është kontrabandim, korrupsion, dhe se ketë lojë të kontrabandimit i’a ka mësuar ish presidenti Thaçi , Kurtit./PORTALI.info/

x