Zemaj – Vitisë: Në pandemi nuk ka sekrete, është një luftë globale

22.04.2021 23:08

Zemaj – Vitisë: Në pandemi nuk ka sekrete, është një luftë globale

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar deklaratat e ministrit aktual, Arben Vitia i cili ka thënë se nuk mund të flasë për procesin e sigurimit të vaksinave pasi që janë çështje konfidenciale.

“Në pandemi nuk ka sekrete. Sepse është një luftë globale. E prek si atë të fuqishmin, si atë të dobëtin. Nëse një medium ty të ka pyetur pse nuk është nënshkruar kontrata nuk ki nevojë të hakmerresh në aspektin politik apo gjyqësor”, tha ai.

“Problemi është te qeveria, te angazhimi. Jo nuk kish dëmtu. Ne e kemi marrë konfirmimin çka mund të komunikojmë me publikun, publikut I intereson a është siguruar vaksina dhe kur vjen”, shtoi Zemaj duke thënë se Vitia ka ekzagjeruar kur ka thënë se janë publikuar dokumente konfidenciale.

Zemaj në Politiko të Kanal 10, tha se i ka thënë Vitisë se është i gatshëm të ndihmojë 24 orë.

“I gjithë komunikimi me kompaninë e vaksinave, 24 orë unë jam I gatshëm ta ndihmojë këtë proces, pa lajka dhe politikë. Unë nuk jam marrë me politikë. Nuk e kam ditur se cka po ndodhë në partinë time”, është shprehur Zemaj.

x