Zv/ministri Veshall: U tregua se fenomeni i racizmit është evident në Kosovë (Video)

27.11.2021 21:08

Zv/ministri Veshall: U tregua se fenomeni i racizmit është evident në Kosovë (Video)

Zëvendësministri Sejnur Veshall, i ftuar në "Përtej tregimit" në Kanal10, ka folur për rastet e fundit në Gjakovë e Prizren, ku u injoruan dhe u sulmuan pjesëtarët e komuniteteve.

Veshall ka thënë se me këto raste u tregua se në Kosovë është evident fenomeni i racizmit.

"Ditëve të fundit pamë ndodhi jo të mira, u tregua se fenomeni i racizmit është evident, se kemi përbrenda njëfarë urrejtje ndaj komuniteteve", ka thënë Veshall.

Duke komentuar rastet në Gjakovë e Prizren, Veshall ka deklaruar se, raportimi për këto raste është gjëja pozitive që ka ndodhur./Kanal10

x