Zymer Morina rrëfen për sakrificën se si shkoi, dhe e la Gjermaninë, për t'u kthyer sërish në Kosovë më 1999-të

21.05.2022 22:00

Zymer Morina rrëfen për sakrificën se si shkoi, dhe e la Gjermaninë, për t'u kthyer sërish në Kosovë më 1999-të

Djali i familjës së vrarë Morina nga Millosheva, Zymeri ka treguar për sakrificën që vëllëzërit etij dhe ai, kishin bërë për të marrë rrugën e mërgimit për t'i dalë në ndihmë familjës, në vitet e 90-ta, kur regjimi serbë largoi nga puna shumicën e shqiptarëve të Kosovës, aso kohe edhe babain e tyre, transmeton Kanal10.

Zymeri në "Përtej Tregimit" ka rrfëyer për mënyrën e rrezikshme që kishte zgjedhur për të shkuar në Gjermani.

Ai thotë se gjatë javë ditëve sa kishte ecur dhe kishte kaluar lumin më të rrezikshëm për të arritur në Gjermani, familja e tij nuk kishte dikur asgjë për fatin e tij.

"Prindin e larguan nga puna në vitet e 90-ta. Ne kemi qenë familje e madhe nuk kemi pasur të ardhura askund. Fillimisht në vitet 1991-1992, vëllai i madh Ekremi dhe Fitimi kanë emigruar jashtë vendit për t'i dalë në ndihmë familjës si të gjitha familjet e Kosovës. Pastaj, e pamë që as për neve nuk kishte perspektiv këtu, dhe mora rrugën e mërgimit edhe unë. Ajo rrugë ka qenë e rëndë, në kushte shumë të vështira në Gjermani. Rruga ishte rrezik për jetën, kemi kaluar lumenj dhe kemi bërë ecje të gjata, gati rreth 2 javë derisa kemi mbërri në Gjermani", ka ndarë rrëfimin e tij, Zymer Morina në "Përtej Tregimit", transmeton Kanal10.

Shikojeni videon më poshtë për të dëgjuar historinë prekëse të Zymer Morinës. /Kanal10

x