5 ushqimet që s’duhet të fusni kurrë në gojë nëse vuani nga dhimbjet e kockave

17.06.2021 22:17

5 ushqimet që s’duhet të fusni kurrë në gojë nëse vuani nga dhimbjet e kockave

Këto ushqime do të përkeqësojnë gjëndjen tuaj nëse nuk bëni kujdes me to!

Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe gjenet janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave, por jo më pak i rëndësishëm mbetet regjimi ushqimor, shkruan Living.

Më poshtë gjeni 5 ushqimet që nuk duhet të hani nqs keni dhimbje kockash.

1.Veza: Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.

2.Pijet e sheqerosura/gazuara: Në qoftë se ankoheni vazhdimisht nga dhimbjet e kockave, duhet të shmangni sa më shumë pijet e mësipërme dhe ato të gazuara. Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

3.Mishi i kuq: Dietologët dhe ekspertët e shëndetit shprehen gjithmonë skeptikë përsa i përket konsumit të mishit të kuq. Edhe pse mishi përmban shumë hekur që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij mund të rrisni rrezikun për të patur artrit reumatoid dhe patologji të tjera që sjellin dhimbje të kyçeve. Në vend të mishit të kuq hani mish pule, peshk ose mishin e gjelit të detit.

4.Patatet: Patatet përmbajnë sasi të larta potasi që i nevojitet organizmit. Por pavarësisht kësaj, personat që vuajnë nga artriti ose dhimbjet reumatizmale duhet të shmangnin konsumin e patatateve pasi përmbajnë një lloj toksine të quajtur solaninë që i përshkallëzon këto dhimbje.

5.Frutat e thata: Frutat e thata janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3, por në mesin e kyre frutave mundohuni të evitoni sa më shumë konsumin e stikave të pishës, arrave dhe arrat e Brazilit pasi përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.

x