Aktorja e njohur befason: Kam 6 muaj me Covid dhe nuk jam shëruar akoma

19.02.2021 13:32

Aktorja e njohur befason: Kam 6 muaj me Covid dhe nuk jam shëruar akoma

Aktorja e njohuramerikane Gwyneth Paltrow rrëfeu se është infektuar me Covid 19 përpara 6 muajsh, por akoma ndjen pasojat e sëmundjes.

“Jam e pafuqishme, dhe për më tepër vuaj pasojat e fenomenit të njohur si ”Brain fog” apo “mjegullë e trurit”, tha ajo.

Kuptohet, Paltrow ka bërë cdo analizë të mundshme. Ekzaminimet nxorrën në pah një nivel të lartë infeksioni në trup.

“Iu drejtova njërit prej eksperteve më të njohur të fushës në lidhje me këtë shqetësim, doktor Will Cole, i cili pasi analizoi të dhënat e mia dhe më shpjegoi se unë isha një nga ato raste që për t’u shëruar duhet një kohë e gjatë, shumë më tepër se normalja,” u shpreh ylli hollivudian.

Aktorja shtoi se gjatë kësaj periudhe i është dedikuar edhe më shumë gjerave të tjera, si kuzhinës, të gatuarit dhe ushqimit bio.

“Kjo që po bëj më ka dhënë kënaqësi. Është dhurata që po i bëj trupit tim. Kam energji, ushtohem në mëngjes dhe bëj një sauna në infrakuqe sa më shpesh, e gjitha kjo për t’u shëruar sa më shpejt,”ka shpjeguar ajo.

x