‘Bëhu misterioze’, 5 rregullat të thjeshta për të gjetur partnerin e duhur

05.09.2021 18:14

‘Bëhu misterioze’, 5 rregullat të thjeshta për të gjetur partnerin e duhur

Pra, të mëson çfarë të shkruash në mesazhe, çfarë të postosh në Facebook apo të shkruash në WhatsApp.

 
Në SHBA është një bibël e vërtetë takimesh. Titullohet ‘The rules’ (rregullat) dhe shpjegon si të gjesh partnerin e duhur. E kanë shkruar Ellen Fein dhe Sherrie Schneider dhe premton të jetë gudia përfundimtare dhe mbi të gjitha e kohëve tona, për të gjetur burrin ideal.

Pra, të mëson çfarë të shkruash në mesazhe, çfarë të postosh në Facebook apo të shkruash në WhatsApp. Dy autoret janë gra, mama dhe mikesha prej 30 vitesh. Sot punojnë si “dating coach”, ose mësojnë si të sillesh në takime.

“Duam të ndihmojmë gratë të sillen në mënyrën e duhur kur kërkojnë burrin ideal, – thonë autoret. – Nuk e kishim imagjinuar që yni do bëhej një best seller. Kemi shkruar dhe vënë në praktikë, mendimet tona. Kanë funksionuar për ne dhe për miliona gra të tjera që kanë lexuar librin tonë.”

Pas versionit të parë, të dalë në vitin 1995, botimi i ri, ai modern, u referohet rregullave që përcillen nga mamaja te vajza. Rregulla që nuk vlejnë më për milenialët. Mes këtyre, janë zgjedhur 5 rregulla për t’u vënë në praktikë menjëherë, për mos të gabuar as para takimit të parë.

1. Bëhu e dëshirueshme

Nëse në një festë të pëlqen dikush, mos e shih, mos i fol e para. Dhe nëse i ke numrin, mos i shkruaj absolutisht një mesazh. Normalisht, as mos e merr kurrë e para në telefon.

2. Lër hapësirë

Mos u takoni 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7. Mos propozo kurrë një takim e para. Mos iu përgjigj kurrë një mesazhi apo emaili, pas mesnatës.

3. Mos ji tolerante

Mos i jep një mundësi tjetër atij që anulon një takim. Dhe prano një takim për të shtunën vetëm nëse të kërkohet brenda së mërkurës.

4. Mbaj pak mister

Disa vajza janë si një libër i hapur. Të tregosh gjithçka është e gabuar: do ta kesh më të thjeshtë të jesh pak intrigante dhe nëse ruan pak mister.

5. Periudha black out

Nuk shkruhen mesazhe dhe nuk postohet asgjë në rrjetet sociale nga ora 18.00 e së premtes e deri në orën 18.00 të së dielës.

x