Çfarë kuptimi ka, nëse shihni vazhdimisht të njëjtën ëndërr?

06.10.2021 17:42

Çfarë kuptimi ka, nëse shihni vazhdimisht të njëjtën ëndërr?

“Ëndrrat vijnë nga nënndërgjegjja dhe tregojnë gjithçka që ekzistojnë atje. Është mënyra se si na “flet” dhe na ndihmon të shohim se çfarë po ndodh, por në një mënyrë krejtësisht simbolike.“, thotë analistja e ëndrrave Lauri Loewenberg. Ëndrrat në përgjithësi përpiqen të na tregojnë gjëra përmes simbolizmit surreal.

Nëse përsëritet, do të thotë që me të vërtetë duhet të marrim kohë dhe të përpiqemi ta deshifrojmë atë. Ndjekja mund të nënkuptojë vrapimin për të shmangur gjërat ose njerëzit (ose veten). Një aksident me makinë mund të nënkuptojë që nuk i keni në kontroll gjërat ndërsa humbja e dhëmbëve tregon vështirësitë në komunikim.

Ëndrrat nuk kanë të bëjnë me të kaluarën edhe nëse e shohim veten më të rinj. Eksperti Antonio Zadra thotë se 60 deri 75% e të rriturve përjetojnë ëndrra të përsëritura. Që do të thotë se përjetimi i ëndrrave të përsëritura nuk është vetëm normale, është shumë e zakonshme.

Pavarësisht nëse janë të këndshme apo jo, ëndrrat rishfaqen për shumë arsye. Më e mundshmja është se mesazhi ose qëllimi i ëndrrës nuk është marrë nga ëndërrimtari, dhe çështja po lihet e pazgjidhur dhe po injorohet. Pra, një ëndërr e tillë ka të ngjarë të nxjerrë në pah një çështje që nuk e keni ndjekur.

x