Çfarë ndodh nëse keni ereksion në mëngjes çdo ditë?

20.06.2022 09:16

Çfarë ndodh nëse keni ereksion në mëngjes çdo ditë?

Mjekët dolën me rezultate interesante – gjithçka është ndryshe gjatë natës!

Ereksioni në mëngjes është dukuri mjaft e shpeshtë dhe hulumtimi i fundit ka zbuluar se meshkujt te të cilët ereksioni është i rregullt, jetojnë shumë më gjatë.


Ata me këtë dukuri pothuajse të përditshme kanë më pak gjasa të jenë në rrezik për sëmundje të zemrës ose goditje në tru.

Gjatë analizës, ekspertët në Belgjikë intervistuan pothuajse 1.800 burra.

Të gjithë u pyetën se sa shpesh eksitohen, kurse djemtë që kishin një ereksion shumë të shpeshtë në mëngjes kishin rreth 22 për qind më pak gjasa të vdisnin, ndryshe nga ata për të cilët ky fenomen nuk ishte aq i shpeshtë.

Gjithashtu, shkencëtarët besojnë se eksitimi gjatë natës është shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, si dhe se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kërcënuese për jetën.

Disfunksioni erektil dhe ereksioni i dobët në mëngjes janë të lidhur me rritjen e vdekshmërisë”, ka thënë studiuesi kryesor dr. Lin Antonio.

 


Studimet tregojnë se meshkujt mund të kenë deri në pesë ereksione gjatë gjumit të natës. Eksitimi herët në mëngjes mund të jetë gjithashtu rezultat i rritjes së nivelit të testosteronit. Ndërsa meshkujt rriten, eksitimi gjatë natës është më i vogël, e gjitha për shkak të ndryshimeve hormonale. Një rënie e papritur mund të tregojë probleme shëndetësore.


“Humbja e ereksionit në mëngjes është një shenjë se arteriet tuaja nuk funksionojnë siç duhet. Kjo do të thotë se jeni në rrezik të konsiderueshëm të sulmit në zemër ose goditje në tru brenda tre deri në pesë vjet. Kjo vlen edhe për burrat e pamartuar, jo vetëm për ata që kanë një partner. “tha Dr. Gag Hackett. 

x