Kafe me limon, ndihmon që të humbisni peshë?

15.11.2021 22:09

Kafe me limon, ndihmon që të humbisni peshë?

TikTok-u na prezantoi me një tjetër sfidë problematike. Kjo e fundit, lidhet një kombinim specifik përbërësisht dhe pretendon që konsumimi i tij brenda një kohe të caktuar ndikon në peshën trupore.

Për çfarë bëhet fjalë?

Të pish kafe me limon çdo mëngjes për 28-30 ditë me qëllim dobësimin! Së fundmi, hashtagu #lemonandcoffee ka më shumë se 8 milionë vieës dhe ndonëse askush nuk flet për një shije të mirë të këtij kombinimi, shumë prej tyre pretendojnë se kanë humbur peshë përgjatë muajit.

Si është e vërteta? A na ndihmon lëngu i limonit brenda kafes të humbasim peshë?

Sigurisht që jo! Nuk ka asnjë provë shkencore që vërteton se kafja me limonin, pa asnjë ndryshim tjetër në dietën tuaj ushqimore do t’ju ndihmojë të bini në peshë.

Po lëngu i limonit i konsumuar vetëm ju ndihmon?

Me siguri keni lexuar diçka në lidhje me limonin dhe ujin e vakët ju ndihmon, por është thjesht një tjetër teori pa baza. I vetmi ndryshim është se do të ndiheni më gjatë të ngopur, por nuk ndikon në ndryshimin e peshës suaj.

A është i rrezikshëm ky trend i ri i TikTok-ut?

S’keni pse ta provoni një kombinim të tillë, aq më tepër nëse keni një stomak të ndjeshëm. Nuk do t’ju vijnë asnjë përfitim nga kafja me limon dhe po, aciditeti i tepërt është i dëmshëm.

x