Mënyra se si ka ndryshuar ‘bukuria ideale’ e gruas 6 dekadat e fundit

22.07.2021 19:33

Mënyra se si ka ndryshuar ‘bukuria ideale’ e gruas 6 dekadat e fundit

Si rezultat, zonjat kanë fituar një fizik më joshës, të lakuar.

 
Është gjithmonë interesante të vëzhgohen ndryshimet që pësojnë idealet e bukurisë femërore me kalimin e kohës, dhe se si njerëzit përshtaten me këto ndryshime, shrkuan Class Life.

Sipas një studimi të fundit, nga një markë e njohur britanike, tiparet e një bukurie ideale kanë ndryshuar në këtë mënyrë.

Në gjashtë dekadat e fundit, pesha mesatare për gratë është rritur me 12 kilogram. Kjo është e kuptueshme pasi  gjatësia mesatare e gruas është rritur me 8 cm. Si rezultat, zonjat kanë fituar një fizik më joshës, të lakuar.

Gjinjtë e grave janë rritur, mesatarisht, me 2 madhësi. Në vitet 1950, zonjat ishin më të vogla dhe kishin një bel 15 cm më të hollë se sa është norma tani.

Ata gjithashtu kishin një madhësi këmbe tre herë më të vogël se mesatarja e sotme. Në vitin 1957, gratë vishnin rroba me madhësi 8. Deri në vitin 2017, madhësia mesatare është rritur në 12.

Ekspertët që kryen studimin besojnë se këto transformime janë të lidhura me përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së jetës së grave.

Gratë sot fitojnë më shumë para, bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme, ushtrohen  më shpesh dhe shijojnë një dietë më të mirë.

Në vitin 1957, mesatarisht, një grua konsumonte afërsisht 1,800 kalori në ditë. Në vitin 2017, e njëjta statistikë qëndron në rreth 2,300 kalori. Kështu që bukuroshet e ditëve moderne kanë shumë arsye pse duhet të jenë të lumtura! 

x