Mungesa e vitaminës që bën qindra mijëra të verbërohen çdo vit

06.01.2022 16:07

Mungesa e vitaminës që bën qindra mijëra të verbërohen çdo vit

Mungesa e vitaminave është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, kështu që mbajtja nën kontroll duhet të jetë një prioritet shëndetësor.

Për shkak se trupi ynë prodhon vitamina nga disa lëndë ushqyese, ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të mbulojë një spektër të gjerë nevojash shëndetësore.

Megjithatë, kur trupi privohet nga disa lëndë ushqyese kyçe, funksioni i tij pengohet. Në fakt, disa mangësi mund të jenë aq të dëmshme saqë shikimi mund të humbet përfundimisht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mungesa e vitaminës A kontribuon në verbëri duke e bërë kornenë shumë të thatë, duke dëmtuar kështu retinën dhe kornenë.

Hulumtimet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës A ndërhyjnë jo vetëm në shikim, por janë gjithashtu një shkaktar kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve.

OBSH shpjegon: “Rreth 250 mijë deri në 500 mijë fëmijë që kanë mungesë të vitaminës A verbërohen çdo vit dhe gjysma e tyre vdesin brenda 12 muajve nga humbja e shikimit”.

Roli i vitaminës A në lidhje me shëndetin e syve është i dokumentuar mirë. Syri kërkon një sërë pigmentesh në mënyrë që retina të funksionojë dhe të perceptojë spektrin e plotë të dritës. Kur nivelet e vitaminës A bien shumë, prodhimi i këtyre pigmenteve pushon, duke shkaktuar verbëri natën.

x