Një simptomë e fshehur që askush nuk do ta lidhë me kancerin e mushkërive

20.10.2021 22:35

Një simptomë e fshehur që askush nuk do ta lidhë me kancerin e mushkërive

Ne shpesh e ndiejmë atë dhe nuk e dimë se mund të jetë një shenjë rreziku

Kanceri i mushkërive është një sëmundje fatale, por nëse diagnostikohet herët, mund të rrisë seriozisht shanset për shërim.

Fatkeqësisht, kanceri i mushkërive shpesh nuk ka simptoma “të dukshme” derisa të përhapet në mushkëri ose pjesë të tjera të trupit.

Kur kjo ndodh, shanset për një kurë nuk janë aq të mira sa për disa lloje të tjera të kancerit, transmeton Telegrafi.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, afërsisht një në tre të sëmurë do të jetojnë me këtë sëmundje malinje edhe një vit pas diagnozës, dhe afërsisht një në 20 do të jetojë edhe 10 vjet të tjera.

Mirëpo, “Cancer Research UK” thotë se nëse diagnostikohet herët dhe qelizat e kancerit kufizohen në një zonë të vogël, d.m.th. “të kapsulojnë”, nivelet e mbijetesës përmirësohen në mënyrë dramatike.

Edhe pse simptomat e zakonshme të kancerit të avancuar të mushkërive lidhen me gjoksin dhe fytin, të tilla si dhimbja në gjoks ose kollë, sinjalet e fshehura duhet të kërkohen edhe në shputa të këmbëve.

Sipas një raporti të dr. Stephen Darcy, dhimbja në thembër mund të jetë një tregues i sëmundjes.

Kanceri i mushkërive rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe dhimbja në thembër është një manifestim i kësaj gjendje.

Dr Darcy gjithashtu përmendi shembullin e një pacienti, një burri 63-vjeçar i cili vuajti nga dhimbja në këmbën e djathtë për rreth një muaj deri në dy. Bëhet fjalë për një person që pi 120 pako cigare në vit.

Pas një sërë diagnozash të gabuara, kjo dhimbje në këmbë i është atribuuar metastazave të shkaktuara nga kanceri i mushkërive.

x