Omicron – madhësia dhe shpejtësia e përhapjes, a mund të përcaktojnë rrjedhën dhe ndikimin përfundimtar të kësaj pandemie?

05.01.2022 20:45

Omicron – madhësia dhe shpejtësia e përhapjes, a mund të përcaktojnë rrjedhën dhe ndikimin përfundimtar të kësaj pandemie?

Vala më e fundit Covid-19 po përhapet si një zjarr i egër. Ndërsa ka disa lajme të mira, shumë të nevojshme, për ashpërsinë e variantit më të ri, madhësia dhe shpejtësia e kësaj vale janë arsye për shqetësim, veçanërisht për rajonet me shkallë të reduktuar të vaksinimit, si këtu në SHBA, ashtu dhe globalisht.

Që nga java e kaluar, varianti më i ri, Omicron ishte përhapur në më shumë se 100 vende, duke infektuar edhe njerëz të vaksinuar dhe të infektuar më parë, dhe përhapja e tij ka tendosur spitalet dhe ka dobësuar forcat e punës në shumë vende, përfshirë SHBA-në. Por jo gjithçka është lajm i keq: së pari, Omicroni duket se është më i butë se variantet e mëparshme dhe së dyti, imuniteti “qarkullues”, qoftë nëpërmjet ekspozimit ndaj këtij varianti më të ri apo nëpërmjet vaksinimeve, do të ketë ndikim në uljen e ashpërsisë së infeksioneve.

Shqetësim me shpejtësinë e përhapjes dhe madhësinë kësaj vale të fundit

Lajmi për patogjenitetin e Omicronit, megjithëse paraprak, duket gjithashtu mjaft unanim: Qoftë nga reduktimet e natyrshme në ashpërsi, imuniteti në nivel popullsie ose ndonjë faktor tjetër, varianti i ri po shkakton sëmundje më pak të rënda kudo që po përhapet. Ashtu si me të gjitha të dhënat rreth variantit të ri, zbatohen shumë paralajmërime për parandalim. Siç mësuam nga variantet e mëparshme, ne po mësojmë për tiparet dalluese të Omicroni në kohë reale. Edhe me rritje dramatike të rasteve, shohim ulje dramatike të shtrimeve në spital, duke filluar nga 80 deri në 40 për qind në vende si Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe. Diferencat e mëdha në spitalizime mund të tregojnë çka dhe nuk është akoma e qarte, por dhe mundësinë që vala mund të duket krejt e ndryshme nga vendi në vend, duke pasur parasysh mbrojtjen nga imunitetit lokal dhe faktorë të tjerë. Së bashku, ata sugjerojnë që – të paktën në ato vende ku Omicroni është në zhvillim e sipër – mund të presim që kjo valë të jetë dukshëm më pak brutale, sesa ato të mëparshme. Por një pyetje mbetet: Sa do të thotë realisht një ulje prej 50 ose 60 për qind në ashpërsi në një valë që po rritet në mënyrë eksponenciale në madhësinë e saj?

Një përgjigje e thjeshtë për pyetjen është, natyrisht, ashpërsia e virusit ka rëndësi, kjo mund të nënkuptojë deri në 80 për qind sëmundje më pak të rënda duke pasur parasysh të njëjtin numër rastesh. Por raportet fillestare sugjerojnë se vala e re mund të prodhojë shumë më shumë raste sesa kishim parë në çdo fazë të mëparshme të pandemisë. Në fakt, pothuajse të gjitha parashikimet e hershme të përhapjes së Omicronit, madje edhe ato konservatore, sugjerojnë se valë të tilla masive, edhe me një reduktim të ndjeshëm të ashpërsisë, mund të prodhojnë ende një efekte shumë më të madhse ajo që pamë në valët e mëparshme. Kjo është për shkak se, një përqindje e vogël e një numri të madh, akoma mund të jetë ende një numër i madh. Kjo është arsyeja pse kaq shumë ekspertë të shëndetit publik, besojnë se edhe në një rezultat “më të mirë” për ashpërsinë e Omicronit, numri përfundimtar mund të jetë ende shumë i madh. Kjo do të thotë se, edhe pse Omicroni mund të jetë një variant më pak i rëndë, madhësia dhe shpejtësia e rritjes janë ndoshta po aq të rëndësishme sa një variabël në parashikimin e ndikimit të kësaj vale.

Sado abstrakte të jetë, përdorimi i numrave edhe hipotetikë e bën këtë shumë më të qartë. Merrni një variante, si ky, që është gjysmë më i lehtë, por riprodhohet dy herë më shpejt dhe vala jo vetëm dyfishohet, por rritet shumë herë më shumë se madhësia (rritja eksponenciale) që publiku mund të mos e kuptojë. Për shembull, një normë sulmi prej 50 për qind nënkupton 160 milionë raste të reja në SHBA. Edhe me një ashpërsi të reduktuar, le të themi përgjysmë nga përvoja jonë me Delta, dhe nëse marrim vërtet 160 milionë raste, kjo mund të nënkuptojë pothuajse një milion vdekje vetëm nga Omicroni. Por vaksina mund të luajë ende një rol të rëndësishëm në këtë. Nëse Omicroni do të mund të vazhdonte të përhapej në mënyrë më pak të favorshme në të vaksinuarit dhe tashmë të mbrojtur, kjo shifër mund të ishte shumë më e ulët – por ende shumë e lartë. Dhe globalisht, kjo mund të nënkuptojë deri në 4 miliardë raste, që nënkupton një sasi të madhe, madje të paprecedentë të sëmundjeve dhe vdekjeve globale, madje edhe me ashpërsi të reduktuar. Por me përfundimin e nxitimit të festave të fundvitit, Omicroni mund të marrë një kthesë të shpejtë dhe SHBA mund të regjistrojë diçka në rangun e 10 milionë rasteve të variantit të ri në vend. Ky është një lajm shumë, shumë, më i mirë sesa një reduktim i madh i ashpërsisë.

x