Pasojat mund të jenë fatale për jetën: Dalloni cili insekt ju ka pickuar, është shumë me rëndësi!

17.07.2021 15:59

Pasojat mund të jenë fatale për jetën: Dalloni cili insekt ju ka pickuar, është shumë me rëndësi!

Leksion i rëndësishëm për të gjithë! Mund t’ju shpëtojë jetën

Shumica e insekteve mund të bartin sëmundje, andaj është rregull shumë i rëndësishëm të identifikoni se çfarë insekti ju ka pickuar! 

Kjo është mënyra si t’i dalloni:

1. Pickimi i grethit

Zonat të cilat i pickon grethi bëhen të skuqura dhe mjaft të ënjtura. Mund të shfaqen edhe fshika, ndërkaq personi ndien dhembje shumë të madhe. Helmi i tij është më i rrezikshëm se i insekteve të tjera, sepse edhe vetë grethi është më i madh se insektet e tjera. Helmi i tij përmban histaminë dhe acetilkolinë.

Nëse personi ndien ftohtësi në gjymtyrë, nëse veshët dhe buzët i janë të mavijosura apo ndien probleme me frymëmarrjen, patjetër duhet të shkojë te mjeku.

2. Pickimi i grerëzës

Zona e pickuar bëhet e skuqur dhe e ënjtur, viktima ndien dhembje dhe ka temperaturë, ndërkaq të kruarit e padurueshëm shfaqet më vonë. Është e mundshme edhe gjakrrjedhja në lëkurë. Grerëza mund të pickojë disa herë, për dallim nga bletët.

Si edhe te sulmi i bletëve, është shumë me rëndësi të dini a jeni alergjikë, sepse mund të ndodhë shoku anafilaktik.

3. Pickimi i rriqrës

Rriqra mund të jetojë gjatë në lëkurën e njeriut, gjithë kohës pi gjak dhe bëhet më e madhe. Gjëja më e keqe është që rriqra mund të infektojë njerëzit me ancefalitis, boreliozë, lyme dhe shumë sëmundje të tjera.

Nëse e hiqni rriqrën nga trupi, ndërkaq pika e kuqe nuk zhduket dhe vazhdon të rritet, duhet patjetër të shkoni sa më parë që të jetë e mundur te mjeku.

4. Pickimi i buburrecit

Shumica e buburrecave nuk paraqesin kurrfarë rreziku për njerëzit. Mirëpo, buburreci i kuq mund të shkaktojë shumë probleme. Puçrrat të cilat shfaqen në vendet e pickuara më vonë do të shndërrohen në vraga.

Helmi i buburrecave përmban toksina, ashtu që personi mund të ketë reaksion alergjik apo shok anafilaktik. Thumbimi i buburrecit të zi është më pak i rrezikshëm. Duket sikur pickimi i mushkonjës, shfaqen pika ngjyrë të kuqe në vendet e pickimit dhe mund të zgjasin gjatë. Në çastin e pickimit, personi ndien dhembje të zjarrta.

5. Zekthi

Zekthi duket si mizë e madhe, e plotë, mirëpo për dallim nga ato mund të pickojnë njeriun dhe me atë rast ia pinë gjakun. Pickimi i zekthit shkakton shumë dhembje. Në fillim shfaqen pika të vogla të kuqe, rreth një milimetër. Pastaj vendi i pickuar ënjtet dhe fillon të kruhet.

Zekthat mund të bartin sëmundje të ndryshme siç janë tularemia dhe antraksi, mirëpo më shpesh i sulmojnë kafshët sesa njerëzit.

6. Pickimi i morrit

Nëse vëreni pika të vogla të kuqe të cilat duken si pickim i mushkonjës në vendet ku rritet floku, në kokën tuaj, në qafë dhe pas veshëve, kjo do të thotë që ju kanë pickuar morrat e zakonshëm apo morrat e organeve gjenitale.

Nëse këto pika shfaqen në shpinë, stomak, duar dhe këmbë, atëherë me siguri janë morra trupi. Pickimet gjenden disa milimetra nga njëra-tjetra, ndërkaq lëkura duket sikur e shpuar. Morrat bartin sëmundje serioze siç janë ethet dhe tifoja.

7. Pickimi i pleshtave

Në shikim të parë, kur ju pickojnë pleshtat duket sikur ju kanë pickuar mizat, mushkonjat apo sikur keni reaksion alergjik. Lëkura bëhet skuqur, e ënjtur dhe fillon të kruhet. Mirëpo, ekzistojnë mënyra që të dallohet a ju kanë pickuar pleshtat apo diçka tjetër. Pickimet e tyre janë shumë afër njëra-tjetrës dhe duken sikur rrugicë në lëkurë.

Pickimi i pleshtave shkakton dhembje shumë më të mëdha sesa pickimi i mushkonjave, ndërkaq gjurmët e tyre mund të shihen në mëngjes sepse këto buba “veprojnë” natën.

x