Studimi francez: Varianti Omicroni mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta

09.01.2022 09:18

Studimi francez: Varianti Omicroni mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta, sugjeron hulumtimi i fundit nga shkencëtarët francezë.

Sipas medieve të huaja, studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësua transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen “medRxiv” dhe ende nuk është rishikuar nga kolegët, analizoi 131,478 teste të shqyrtimit në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor të vitit 2021.

Rezultatet treguan se tek të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore. Diferenca ishte afërsisht 105 për qind.

x