Vaji i peshkut: Efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

17.11.2021 16:44

Vaji i peshkut: Efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

Nëse konsumoni shumë vja peshku, çfarë do të ndodhi me trupin tuaj?

 
Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës.

Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për efektet anësore të përdorimit të tepruar të vajit të peshkut.

Niveli I Lartë I Sheqerit Në Gjak

Studimet, sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët. Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës. Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.

Gjakderdhja

Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut. Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.

Tensioni I Ulët I Gjakut

Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut. Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.

Diarea

Diarea është një efekt anësor i shpeshtë i konsumit të suplementëve të acideve yndyrore omega-3 siç janë vaji i peshkut, apo ai i farave të linit.

Urthi

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt. Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.

Ishemia

Disa studime, kanë zbuluar se dozat e larta të acideve yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e hemoragjisë cerebrale dhe ishemisë. Por gjetjet e këtyre studimeve nuk janë përfundimtare.

Shtimi Në Peshë

Vaji i peshkut përmban shumë yndyrna dhe kalori. Në rastin e dozave të mëdha të vajit të peshkut, yndyrnat dhe kaloritë mund të nxisin shtimin në peshë.

Toksicitet Të Lartë

Disa lloje të suplementëve të acideve yndyrore omega-3, siç është vaji i mëlçisë së merlucit përmbajnë shumë vitaminë A. Nëse merrni doza të larta, kjo vitaminë mund të jetë toksike për organizmin.

Pagjumësia

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit. Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia. 

x