Vaksina tjetër kundër COVID-19 më 2022

06.10.2021 21:27

Vaksina tjetër kundër COVID-19 më 2022

Vaksina e Covidit Pfizer që përdoret aktualisht do duhet riformuluar vitin tjetër për të luftuar edhe variantet e reja të koronavirusit. Sipas drejtuesit të kompanisë “BioNTech” virusi do vijojë ndryshojë sikurse vetë vaksinat.

Kompania gjermane “BioNTech” e cila bashkëpunon me amerikanët e “Pfizer”-it paralajmëron se vitin tjetër do të ketë një vaksinë të re kundër kovidit-19.

Drejtuesi i “BioNTech”-ut, Uur Shahin, tha se vaksina duhet riformuluar për të luftuar edhe mutacionet që ka pësuar koronavirusi i ri në muajt e fundit.

“Këtë vit nuk nevojitet vaksinë tjetër, por në mesin e vitit të ardhshëm, situata mund të ndryshojë,” u shpreh Shahin në një intervistë për gazetën “Financial Times”.

Kompanitë biofarmaceutike “BioNTech” dhe “Pfizer” hodhën vitin e kaluar për herë të parë në treg një vaksinë covidi që e rrit imunitetin duke nxitur qelizat e njeriut që të krijojnë proteina mbrojtëse.

Mendohet se vaksinat aktuale mbrojnë mirë ndaj varianteve që po qarkullojnë në botë, por virusi pritet të vijojë përshtatjen me mjedisin.

“Nuk kemi pse të supozojmë se gjenerata tjetër e virusit do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar nga sistemi imunitar. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe evolucioni sapo ka filluar,” shprehet Shahini.

Drejtuesi i kompanisë gjermane nuk e tregon çmimi që do të ketë vaksina e re por parashikon se fushatat e imunizimit do të vazhdojnë në vitet që vijnë, duke vazhduar me dozat përforcuese për ata që janë vaksinuar deri tani, dhe për vaksinimin e personave që nuk kanë pasur mundësi të imunizohen.

x