Varianti Delta: Simptomat kryesore të ndryshme nga variantet tjera që duhet t’ju kushtohet vëmendje

13.07.2021 23:05

Varianti Delta: Simptomat kryesore të ndryshme nga variantet tjera që duhet t’ju kushtohet vëmendje

Sipas një raporti të Shëndetit Publik në Angli, nëntë në çdo dhjetë raste të reja të coronavirusit tani janë të prekura me variantin Delta.

Të dhënat e PHE gjithashtu treguan se Delta, e identifikuar për herë të parë në Indi, është 64 për qind më e transmetueshme sesa varianti më parë dominues Alpha që e ka origjinën në Kent.

Simptomat e variantit Delta
Ndërsa simptomat e zakonshme të COVID-19 janë tashë të njohura – kollë, ethe, humbje erë ose shije – varianti Delta po paraqet një grup tjetër të simptomave, thonë studiuesit.

Tre simptomat kryesore tani janë:

-Dhimbje koke

-Dhimbje fyti

– Rrjedhja e hundëve

Ethet mbeten mjaft të zakonshme por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në dhjetë simptomat kryesore, tha profesori Tim Spector, i cili drejton studimin dhe aplikacionin e Zoe Covid Symptom.

Ai tha: “Që nga fillimi i majit, ne kemi qenë duke parë simptomat kryesore në përdoruesit e aplikacioneve – dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin. Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe. Njerëzit mund të mendojnë se thjeshtë kanë një ftohje sezonale dhe ta përhapin virusin në gjashtë persona të tjerë”.

“Ne mendojmë se kjo po nxit shumë problem. Mesazhi këtu është që nëse jeni i ri, gjithsesi do të keni simptoma më të lehta. Mund të ndjehet thjesht si një ftohje e keqe – por qëndroni në shtëpi”. 

x