Libri, “Ditar nga Burgu” i Shani Hotit, promovohet këtë të diel në Ratkoc

15.07.2021 17:26

Libri, “Ditar nga Burgu” i Shani Hotit, promovohet këtë të diel në Ratkoc

‘Ditar nga Burgu’ quhet libri i radhës nga autori i njohur Shani Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit.

Liria e cila është shumë e shtrenjtë erdhi shumë vonë për Shaniun, pasi nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai si dhe shumë të tjerë mbahej padrejtësisht në burgjet serbe.

Plotë njëzet vite i’u deshëm autorit që të përkujtoi edhe njëherë më dhembje vuajtjet, dhe torturat të përjetuar nga forcat barbare serbe, dhe për ti hedhur ato përjetime në letër.

Rrëfimin e gjendjes së shqiptarëve nëpër burgjet serbe, autori e shkruan duke i argumentuar me foto dëshmi origjinale.

Ajo që e bën këtë libër të veçantë janë temat shumë të ndjeshme, tmerruese të përjetuara nga afër, që të krijon ndjesinë e parafytyrimit të asaj gjendje tmerruese për përjetimet çnjerëzore që kanë përjetuar shqiptarët nga okupatori serb.

Libri është i ndarë në shtatë pjesë, ku secila pjesë në mënyrë kronologjike dhe me një kujdes të shtuar dhe mjaft preciz është paraqitur nga autori. Përveç ndarjes në pjesë ky libër në pjesën e shtatë shoqërohet edhe me fotografi, të cilat dokumentojnë më së miri ngjarjet e përshkruara brenda tekstit.

Duke pasur parasysh natyrën e këtij libri, një natyrë e ndjeshme dhe jo e pëlqyer për moshat e reja, duhet ta kuptojmë drejtë autorin që nuk e ka pasur aspak të lehtë ta nxjerr nga shpirti dhe nga mendja secilin mendim dhe emocion e ta derdh në letër.

Secila ngjarje që ka përjetuar vet autori nga dita kur është kapur nga forcat serbe e deri në ditën e

triumfit të tij, pra daljes në liri, të cilën Shaniu e shfaq aq natyrshëm, me çiltërsinë dhe gëzimin pothuajse të papërshkrueshëm nga ai.

Libri ‘Ditar nga Burgu’, i Shani Hotit do të shërbejë për gjenerata të tëra, madje ky libër do të jetë dhe dëshmi për të akuzuar shtetin serb për gjenocid nga popullit kosovar.

Promovimi i libri "Ditar nga Burgu", bëhët këtë të diel, me 18 korrik nga ora 17:00, në prani të familjarëve dhe bashkëvuajtësve, shtëpinë e kulturës "Jah Hoti", në fshatin Ratkoc, në vendlindjen e autorit.

x