Eksperti i katastrofave: Gjashtë hapat, që mund ta ndihmojnë botën të rimëkëmbet nga pandemia

25.06.2021 21:44

Eksperti i katastrofave: Gjashtë hapat, që mund ta ndihmojnë botën të rimëkëmbet nga pandemia

Nga Ilan Kelman

“Science Alert”

Mbi 3.5 milion të vdekur, që vazhdojnë të shtohen. Problemet shëndetësore afatgjata, jetesa të shkatërruar dhe një rrugë e gjatë përpara drejt rimëkëmbjes. Kjo është epoka e Covid-19.A ishte thjesht një katastrofë natyrore, pjesë e të jetuarit në një botë të globalizuar dhe që ecën  me shumë shpejtësi?

Apo mund të identifikojmë gabimet e parandalueshme? Termi “katastrofë natyrore” është i gabuar. Katastrofat ndodhin për shkak të dështimit të njerëzve dhe jo nga shkaqe natyrore. Ata që kanë pushtet dhe burime të mëdha financiare, i detyrojnë të tjerët të jetojnë në vende të rrezikshme, me kushte jetese të vështira dhe mjete jo përshtatshme, dhe me pak alternativa për të ndryshuar situatat e tyre.

Tri lloj dështimesh sociale janë vërejtur deri më tani gjatë pandemisë aktuale. Së pari njerëzit që shkelin ekosistemet dhe botën e egër, ka të ngjarë të sjellin kapërcimin e virusit nga një specie tek tjetra, megjithëse po shqyrtohen mundësi të tjera, siç është ajo e një rrjedhje nga laboratori.

Së dyti, monitorimi dhe reagimi i papërshtatshëm lokal dhe ndërkombëtar, ku u shfaqsëmundja e re, lejoi përhapjen e saj. Së treti, dështime të ngjashme ishin të dukshme në shpërthimet e mëparshme virale si ato të HIV, SARS, Ebola dhe Gripi të Derrit.

Atëherë, pse nuk arritëm të mësonim asgjë nga e kaluara? Më poshtë është një plan me 3 pika – tre parime dhe tre praktika – që do të shtojnë shanset e një rimëkëmbje të shpejtë nga pandemia, dhe do të çojnë në një vendimmarrje më të mirë për përballimin e katastrofave në të ardhmen.

Parimet e rezistencës

1. Gjithnjë duke u përmirësuar

Qëndrueshmëria përballë krizave ka të bëjë gjithmonë me përmirësimin. Idetë standarde të “hapave prapa” dhe “rikthimit në normale”, janë kundër–produktive pasi risjellin të njëjtën mungesë të rezistencës që e shkaktoi pandeminë përmes atyre dështimeve shoqërore.

Një shembull i një rikuperimi më të mirë do të ishte rritja e mbështetjes dhe zbatimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të sëmundjeve për të mundësuar një funksionim më të mirë të sistemeve të paralajmërimit dhe reagimit ndaj patogjenëve të rinj.

2. Sjellja dhe vlerat

Qëndrueshmëri do të thotë të përpiqesh të përmirësosh sjelljen dhe vlerat e njerëzimit, duke përfshirë një gamë të madhe njerëzish që formojnë hallkat në “zinxhirin” e një katastrofe. Këtu përfshihen gjuetarë dhe fermerët, si dhe udhëheqës politikë, ata të biznesit dheorganizatat jo-fitimprurëse. Qendrueshmeria përfshin kërkimin e ndërveprimit të ekuilibruar, të bazuar tek prova, në të cilën njohuritë evoluojnë për të orientuar vlerat dhe sjelljet. Një shembull kryesor është një proces i hapur i hetimit shkencor.

3. Pushteti dhe burimet

Ekzistojnë gjithmonë për parandalimin e katastrofave, përfshirë pandemitë. Zgjedhja për t’i shfrytëzuar ato mundësi varet kryesisht nga ato fuqi që kanë burime të mëdha, pra me shpesh nga udhëheqës qeveritarë (të zgjedhur ose ndryshe), drejtues të korporatave dhe figura fetare. Shumica e popullsisë nuk e ka këtë pushtet.

Ashtu si me shumicën e katastrofave, pandemia godet shpesh më shumë ata që janë zakonisht të margjinalizuar tashmë, si për shembull njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit më të varfër dhe pakicat etnike. Qëndrueshmëri do të thotë të mos i lësh njerëzit pas.

Praktikat parandaluese

4. Përfshirja e të gjithëve në parandalimin e katastrofave

Kur njerëzit nuk kanë ushqim ose ujë të mjaftueshëm çdo ditë, apo kur kanë frikë nga ngacmimet dhe krime të tjera në punë, atëherë këto shqetësime mund të kuptohen si prioritete. Të pyesësh njerëzit se çfarë u nevojitet për rezistencë dhe përgatitje para katastrofës, do të thotë të plotësosh boshllëqet që ata identifikojnë. Mjetet mund të jenë para, kohë, njohuri, aftësi teknike apo ndryshim i sjelljes.

5. Praktikoni masat parandaluese

Parandalimi i përditshëm i Covid-19, ndërsa pritet vaksinimi i plotë i popullatave, do të thotë qëndrim fizikisht larg të tjerëve, larje e vazhdueshme e duarve, si dhe mbulimi i gojës dhe hundës në ambiente ku ka turma dhe ato të brendshme. Të gjithë duhet të jenë ende pjesë e zbatimit të këtyre masave.

6. Parandalimi është më i mirë se sa kurimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zakonisht një buxhet vjetor në miliarda dollarëkrahasuar me koston e pandemisë që është shumë me e madhe. Investimi i miliardave në vit për bashkëpunimin në parandalimin e pandemisë (me ose pa OBSH), gjeneron përfitime të mëdha edhe nëse shmanget vetëm një pandemi në 1 mijë vjet.

Tek e fundit, rikuperimi post-pandemik përmes qëndrueshmërisë, nënkupton përpjekjet e vazhdueshme për të parandaluar pandemitë dhe katastrofat e ardhshme,duke futur në zbatim etikën e përgjegjësisë. Kjo përgjegjësi e pranon se zgjedhjet sociale shkaktojnë katastrofa “natyrore”, ndërsa hartojnë alternativa që na ndihmojnë që të gjithëve. / bota.al

x