Nga 1116 profesionist shëndetësor nga konkursi i ministrisë së shëndetësisë, ASNJË psikolog klinik

21.08.2021 19:44

Nga 1116 profesionist shëndetësor nga konkursi i ministrisë së shëndetësisë, ASNJË psikolog klinik

Shkruan: Fikri Hajdari, psikolog klinik

Që shëndeti mendor i qytetarëve për qeveritarët nuk ka qenë asnjëherë në listën e prioriteteve për menaxhimin e pandemisë COVID-19 këtë e dëshmon konkursi i sapo hapur nga ministria e shëndetësisë. Për ta mjafton të marrësh frymë e të ecësh në këmbë tua, pasojat psikologjike gjatë dhe pas virusit nuk qenkan me rëndësi. Virusi është duke u shpërndarë me shpejtësi dhe është çështje kohe derisa vendin ta kaplojë Kaosi, e mbi gjithë këtë psikologët klinik janë angazhuar si amvisë nëpër shtëpitë e tyre.

Si psikolog klinik e shoh mjaft shqetësues faktin e mos inkuadrimit të Psikologëve nëpër institucione shëndetësore. Një gjë është e sigurt se dëmtimin shëndetit mendor ndodh gradualisht dhe ngadalë dhe po me këtë ritëm ndodh rikuperimi. Është ALRAMANTE DHE SHQETËSUESE se si një ministër i shëndetësisë NEGLIZHON 100% shëndetin mendor të qytetarëve.

Sipas studimeve të fundit 4 në 10 persona të infektuar nga covidi shfaqin simptoma të çrregullimeve të ankthit dhe depresionit. Pandemia ka ndikuar në mirëqenien e individëve të tilla si vështirësi për të fjetur (36%) në ngrënie (32%), rritje të konsumit të alkoolit ose përdorimit të substancave (12%). Kurse vetëvrasja është rritur 44% gjatë pandemisë kurse vetë lëndimet 71.9% sipas studimit të Shrethsa et.al.,(2021).

Gjersa pandemia vazhdon, vështirësit dhe krizat mendore rriten së bashku me neglizhencë e qeveritarëve të Kosovës.


 

 

x