Participimi i gruas në jetën politike dhe shoqërore te ne

19.12.2021 20:38

Participimi i gruas në jetën politike dhe shoqërore te ne

Burrat politikanë në Kosovë , më se shumti i urrejnë gratë në politikë, të shkolluara dhe të zonja ,të cilat nuk kërkojnë nga meshkujt për t'ju shpjeguar për cilëndo fshehtësi në politikë apo në aspektet tjera të zhvillimit të gjithanshme të një shoqërie.


Ja për shembull: A ka parti në botë si LDK-ja, në të cilën burrat dikur e sulmonin aq në mënyrë brutale një grua të zonjën në politikë si Vjosa Osmanin, aktualisht Presidente e Republikës së Kosovës.

Edhe më e tmerrshme se kjo në realitetin tonë politikë është kur gruaja në politikë në vend që ta përkrah kolegen e saj grua e përkrah mashkullin edhe atëherë kur rrethanat politike diktojnë për ta përkrah gjenin e saj, të cilës historikisht nuk i është dhënë mundësia që të jetë e barabartë me mashkullin për shkaqe që dihen.

 

Në qoftë se në realitetin tonë politik, arsimor dhe social, nuk e ndihmon gruaja-gruan dhe burri-gruan, për ta ndihmuar atëherë kur i mohohet ndonjë e drejtë, të harrohet se së shpejti në vendin tonë mund të arrihet barazia ndërmjet burrit dhe gruas.


Pra, nëse pretendojmë një shoqëri dhe një komb të përparuar, gruas te ne duhet t'i sigurojmë kushte për ta marrë fatin në duart e veta , për t'u kyçur në politikë , kulturë arsim dhe në të gjitha fushatë e jetës dhe sa më pakë të shpresojë në ndihmën e mashkullit dhe të një shoqërie e cila dominohet më se shumti nga politikanë, të cilët ende nuk kanë arritur për ta kuptuar se pa emancipimin e gruas edhe ata vetë dhe shoqëria në të cilën jetojnë ata, nuk mund të krijojnë vlera njerëzore, morale, kulturore dhe materiale mbi të cilat shoqëria e realizon zhvillimin e saj të gjithanshëm.

Së këndejmi, gruas në shoqërinë tonë duhet krijuar shumë më shumë mundësi se deri më tani, për të qenë e barabartë me burrin dhe për t'i kontribuar shoqërisë paralelisht me burrat. Duhet të flakët menjëherë loja me letra me Kuota e meshkujve për përfshirjen në pozita udhëheqëse të grave dhe menjëherë të zbatohet përqindja e njëjtë e grave me burrat për të participuar në të gjitha fushatë e jetës, me qëllim që të ndahemi përfundimisht nga një epokë primitive në të cilën gruas i janë mohuar në mënyrë të tmerrshme të drejtat e saja krahasuar me të drejtat e burrit.

x