Prindërit nuk duhet të protestojnë për mbylljen e shkollave me numër të vogël nxënësish

23.05.2021 17:11

Prindërit nuk duhet të protestojnë për mbylljen e shkollave me numër të vogël nxënësish

Shkruan Selim Tahiri

Prindërit nuk duhet të protestojnë për mbylljen e shkollave me numër të vogël nxënësish

Pse? - Në ato shkolla ora është monotone, - Nuk ka konkurrencë mes nxënësve, - Nuk ka kontrollë nga ana e drejtorëve, - Ka mungesa të paarsyeshme të mësimdhënësve e të nxënësve. - Papërgjegjësia dhe mosllogaridhënia është shumë më e madhe se sa në shkollat me numër të madh të nxënësve. - Mundësitë e abuzimit me nxënës janë më të mëdha.

Po e citoj një vullnetare të Korpusit të Paqes e cila në lidhje me këtë problem më pat thënë, " Një gjendje e tillë te ne në Amerikë ka qenë para më shumë se 100 vjetësh. Komuna duhet të sigurojë transportin për këta nxënës! T'i dërgojnë në një shkollë ku ata të kenë kushte optimale për mësim. Orari i mësimit duhet të zgjatet. Kështu edhe mësimdhënësit të mos mbeten pa punë. Vetëm në këtë mënyrë do të ngritet cilësia në arsim."

x