Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

10.11.2021 17:43

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Nga Ross Pomeroy

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Edhe ndërprerja e qarqeve që nxisin gjumin në trurin e tyre, nuk e largon plotësisht gjumin. Pra duket se ai është thelbësor, dhe mbetet ende pa përgjigje pse ndodh. Përpjekja për të gjetur një përgjigje ka tërhequr vëmendjen e profesorëve të Kolegjit Mbretëror të Londrës, Nikolas Franks dhe Uilliam Uisden.

Ata drejtojnë laboratorin Franks–Uisden, kur përdorin gjenetikën molekulare dhe analizën e sjelljes te minjtë, për të eksploruar faktorët nxitës dhe funksionet që fshihen pas gjumit. Ata shpresojnë që ky studim të çojë në përmirësimin e anestetikëve dhe trajtimeve për sëmundjen e demencës.

Në një artikull të fundit të botuar në revistën “Science”, Franks dhe Uisden ndanë disa nga gjërat që kanë mësuar gjatë thuajse një dekade kërkimesh. Që në fillim, ata thonë se janë tësigurt mbi qëllimin e vërtetë të gjumit:të kryejnë procese strukturore ose metabolike bazë, tëcilat e lejojnë trurin të funksionojë normalisht kur jemi zgjuar.

“Ashtu si ekipet e pastrimit, që punojnë në zyrat e zbrazëta gjatë natës, dhe puna e të cilëve do të ishte pothuajse e pamundur gjatë zhurmës së ditës, disa procese thelbësore dhe restauruese janë duke u zhvilluar kur ne biem në gjumë, dhe kur funksioni normal i trurit është të paktën pjesërisht i pezulluar”– shkruanin ata.

Studimet e mëparshme, sugjeronin se një nga këto role mbrojtëse është pastrimi i molekulave të dëmtuara dhe proteinave toksike, të cilat krijohen gjatë zgjimit, një efekt anësor i aktivitetit metabolik intensiv të trurit. Në vitin 2013, shkencëtarët vëzhguan trurin e minjve në gjumë,dhe panë se hapësira midis qelizave të trurit të tyre zgjerohej, duke rritur ndjeshëm fluksin e lëngjeve.

Gjashtë vjet më vonë, studiuesit vunë re se i njëjti proces ndodhte edhe tek njerëzit, dhe në detaje edhe më të mëdha. Shkencëtarët e Universitetit të Bostonit, panë rrjedhjen e gjakut nga truri i njeriut në gjumë, dhe ku brenda depërtonte lëngu cerebrospinal. Ai vazhdoi ta bënte këtë tek valët “pulsuese”.

Temperatura e trurit të një njeriu në gjumë bie ndjeshëm, me rreth 2 gradë Celsius. Por kjo nuk duket se ka shumë të bëjë me “larjen” e trurit, dhe mund të lejojë ndodhjen e një lloj rimodelimi sinaptik, hipotezojnë Franks dhe Uisden.

Ne njerëzit flemë në faza, dhe një nga fazat më të përfolura quhet gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Ai është edhe faza kur shohim ëndrrat më të qarta. Franks dhe Uisden thonë se ky lloj gjumi – ndryshe nga jo-REM, nuk duket të jetë thelbësor.

“Tek minjtë në laborator, u vu re se është e mundur që të zhduket gjenetikisht i gjithë gjumi REM, pa efekte të dëmshme të dukshme”-shkruan ata. Në këto kushte, Franks dhe Uisdenhipotetizojnë se gjumi REM mund të jetë një mekanizëm testues për trurin, për të parë nëse ishte apo jo i suksesshëm funksioni restaurues i kryer gjatë gjumit jo-REM.

“Nëse po, ne zgjohemi”– thonë ata. Ky është një shpjegim i mrekullueshëm i arsyes se psezgjohemi me qetësi, por çfarë shpjegon se pse flemë gjumë?. “Kur jemi shumë të privuar nga gjumi, ne bëhemi shumë të motivuar për të gjetur një mënyrë për të fjetur, ashtu si etja dhe uria e fortë na motivojnë të pimë dhe të hamë. Nëse na mungon gjumi i mjaftueshëm, do të bëjmë pothuajse gjithçka për të fjetur”– shkruajnë Franks dhe Uisden.

Ashtu si pesha trupore dhe hidratimi, edhe gjumi duket se është “homeostatik”. Pra ka një nivel, të cilin trupi ynë preferon që ta ruajë:jo shumë, jo shumë pak. Ndërsa qarqet e ndryshme neuronale në tru janë të përfshira në ruajtjen e këtij ekuilibri, është ende e paqartë se si e përcaktojnë saktësisht atë, dhe si e shkaktojnë vetë gjumin.

Ajo që dimë, është se pavarësisht se sa shumë përpiqemi të qëndrojmë zgjuar, gjumi përfundimisht do të na zërë. Ndërsa qëllimet e sakta të gjumit nuk dihen ende, ne e dimë se cilatdo qofshin ato, e përmirësojnë shumë funksionin njohës, humorin dhe performancënfizike. / “Big Think” – Bota.al

x